Globi

Rusia asnjë shenjë tërheqjeje, Zelensky apel BE-së: Ka ardhur koha për hapjen e negociatave të anëtarësimit

Shkruar nga Liberale
Rusia asnjë shenjë tërheqjeje, Zelensky apel BE-së: Ka

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të vendosë për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Ukrainën, duke mirëpritur Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Kiev, në Ditën e Evropës.

“Pas një kohe të gjatë, ka ardhur momenti për të hequr pasigurinë artificiale politike në marrëdhëniet midis Ukrainës dhe Bashkimit Evropian. Ka ardhur koha për të marrë një vendim pozitiv në lidhje me hapjen e negociatave të anëtarësimit. Vlerat tona lidhen me sigurinë. Prosperiteti ynë është paqja në kontinent. E gjithë kjo mund të realizohet për Evropën 100% vetëm së bashku me Ukrainën”, tha ai gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidentin e Komisionit.

Në këtë kontekst, ai theksoi se po mbështet në faktin që në qershor Komisioni Evropian do të paraqesë një vlerësim të ndërmjetëm pozitiv për përparimin e Ukrainës në rrugën e integrimit evropian.

Deklarata e presidentit ukrainas vjen në të njëjtën ditë me deklaratat e presidentit rus, Vladimir Putin, i cili deklaroi sërish se perëndimi e ka futur vendin e tij në një luftë të vërtetë.

Gjatë fjalimit dhjetëminutësh në Paradën e Fitores, presidenti rus përsëriti mesazhe të njohura që ai i ka referuar vazhdimisht gjatë 15 muajve të fundit që nga pushtimi i Ukrainës nga trupat ruse. Ai deklaroi se “elitat perëndimore” po mbjellin rusofobinë dhe nacionalizmin agresiv, ndërsa populli ukrainas është bërë “peng i një grushti shteti” dhe ambicieve të Perëndimit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH