Showbiz

Rona Nishliu feston ditëlindjen, urimi më i bukur ishte ai i nënës

Shkruar nga Liberale
Rona Nishliu feston ditëlindjen, urimi më i bukur ishte ai i

Këngëtarja shqiptare, Rona Nishliu feston sot ditëlindjen. Ndërsa urimet kanë qenë të shumta, vëmendjen më të madhe e ka marrë ai i nënës së saj.

Kjo e fundit ka publikuar një foto nga ditëlindja e vajzës së Ronës, Noas dhe i ka dedikuar disa fjalë tepër prekëse.

“Ty Rona, dhurata e urata ime e parë nga perëndia, që më sjellë gëzime pafund, të qoftë me fat dhe gëzuar ditëlindja . U bëfsh 100 vjeçe me krejt të mirat që ti si nanë ia dëshiron Noas tënde”, shkruan nëna e këngëtares.

Pak javë më parë, Rona ka hapur arkivat dhe ka ndarë me ndjekësit një foto të shumë viteve më parë, nga koha kur ishte gjimnaziste. Ajo ka shpjeguar se fotografia është marrë nga arkiva e nënës së saj pasi ajo ruan fotot e këngëtares.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH