Globi

Regjimi iranian nuk kursen askënd, arrestohet edhe mbesa e liderit suprem

Shkruar nga Liberale
Regjimi iranian nuk kursen askënd, arrestohet edhe mbesa e liderit suprem

Mbesa e liderit suprem Ali Khamenei u arrestua në Iran. Farideh Moradkhani, një aktiviste, u arrestua për mbështetjen e protestave që po vazhdojnë në vend për më shumë se dy muaj. Gruaja ishte burgosur janarin e kaluar pasi i kishte dërguar një mesazh të vesë së shahut të fundit, Farah Diba, duke e quajtur "Mbretëresha e dashur" dhe më pas u lirua me kusht në maj.

Sipas një postimi në Twitter nga vëllai i saj, Mahmoud Moradkhani - gjithashtu një kundërshtar i regjimit që aktualisht jeton në Francë - gruaja 36-vjeçare dyshohet se "u arrestua dhe u dërgua në burg kur shkoi në zyrën e prokurorit sipas një urdhri nga gjykata”.

Disa muaj para arrestimit, Farideh kishte nisur edhe një fushatë në favor të të burgosurve dhe kundër dënimit me vdekje. E mbyllur në burgun famëkeq Evin në Teheran, i njohur për kushtet brutale të paraburgimit të kundërshtarëve politikë, ajo u lirua më pas me kusht në maj. Farideh është vajza e motrës së Khameneit, Badri dhe Sheikh Ali Moradkhani (i njohur si Ali Teherani) i cili pas Revolucionit të udhëhequr nga Khomeini në '79 u bë disident dhe gjeti strehim në Irak. Pas kthimit në Iran ai u dënua me 20 vjet burg, por u lirua nga burgu pas 10 vitesh. Ali Teherani vdiq tetorin e kaluar në kryeqytetin iranian në moshën 96-vjeçare.

Ndërkohë në Iran ka mijëra raste si ajo e Faridehut. Më shumë se 14,000 njerëz janë arrestuar gjatë protestave kundër regjimit. Kjo u njoftua nga OKB-ja, duke paralajmëruar se përdorimi "i panevojshëm dhe joproporcional" i forcës në vend duhet të pushojë. Vala e demonstratave, më e madhja dhe më e përhapura në historinë e Republikës Islamike, filloi pas vdekjes së Mahsa Amini më 16 shtator./Liberale.al

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH