Politikë

Rama: Së shpejti do hapim ambasadën tonë në Bosnjë-Hercegovinë

Shkruar nga Liberale
Rama: Së shpejti do hapim ambasadën tonë në

Kryeministrit Edi Rama, u ndal këtë të enjte në Bosnjë Hercegovinë, ku mbajti dhe një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryetaren e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës, Borjana Krišto.

Ai tha se me kryeministren kishte biseduar edhe rreth samitit që do të zhvillohet në tetor në Tiranë, duke thënë se 6 vendet do të kërkojnë të kenë një mbështetje më të madhe financiare nga BE-ja. Rama tha gjithashtu se së shpejti Shqipëria do të ketë ambasadën e saj në Bosnjë-Hercegovinë.

“Në radhë të parë e urova kryeministren për konsensusin e ndalimit të duhanit në këtë godinë dhe uroj që ky të jetë një shembull se si të gjitha vendimet kaq të rëndësishme për mirëqenien e përbashkët duhet të zbatohen. Ne jemi duke përgatitur hapjen e ambasadës shqiptare në Bosnjë Hercegovinë.

Këtu jeton një komunitet shqiptar dhe mua më vjen shumë mirë të them se ky komunitet i ka ta garantuara të drejtat e veta fetare, gjuhësore, e të drejtat të cilat i ka të miratuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Nga ana tjetër nuk është sekret që republika e Shqipërisë mbron edhe interesat e shqiptarëve në Kosovë dhe në vendet e tjera dhe unë jam shumë i interesuar që marrëveshja e Berlinit e për më tepër lëvizja e lirë me karta identiteti për qytetarët shqiptarë të Kosovës duhet të zbatohet”,-tha kryeministri Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH