Aktualitet

Protestë për vdekjen e Kurtit në komisariat, “shteti po vret popullin dhe të rinjtë”

Shkruar nga Liberale
Protestë për vdekjen e Kurtit në komisariat, “shteti po

Ka nisur mbrëmjen e sotme protesta para Ministrisë së Brendshme, për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë pas shoqërimit në komisariatin nr.3, protestë e paralajmëruar pas ngjarjes.

Dhjetëra qytetarë mes tyre dhe të afërm të Kurtit kanë dalë në protestë, ndërkohë që në duar mbajnë dhe pankarta. Qytetarët u shprehën se shteti po vret të rinjtë ndërsa shtojnë se nuk janë të sigurt në shtëpitë e tyre.

“Shteti duhet të mbrojë popullin, po vret popullin dhe të rinjtë. Nuk jemi të sigurt në shtëpinë tonë. Vetëm drejtësi nuk ka këtu. Këtë e ka në dorë shteti dhe Edi Rama”- tha njëri nga qytetarit.

Laer Kurti, 32vjeç ndërroi jetë ditën e djeshme (20 tetor) pasi u shoqërua në komisariatin nr.3 në kryeqytet. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore tha se mbrëmjen e 19 tetorit, gjatë patrullimit në Rr. “Riza Çuka” në zonën e Laprakës, efektivët kanë konstatuar Laert Kurtin duke qëndruar përpara një biznesi privat, për të cilin kushtet dhe rrethanat diktonin nevojën e një verifikimi.

I riu u shoqërua në komisariat dhe hetimi paraprak del në përfundimin se ai humbi jetën për shkak se ka gëlltitur një qese me drogë, për t’iu shmangur kapjes nga policia.

Policët që e ndaluan janë pezulluar deri në mbyllje të hetimeve.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH