Policia e Shtetit në solidaritet me Policinë italiane për dy punonjësit e policisë italiane që humbën jetën, organizoi sot një ceremoni para Ambasadës Italiane në Tiranë.
Punonjësit e Policisë kanë mbajtur drejtqëndrim dhe për një minutë kanë mbajtur ndezur sirenat e Policisë.
Për këtë solidarizim, ka reaguar edhe ambasadori SH. T. Z. Alberto Cutillo, i cili ka shprehur mirënjohje.
Kujtojmë që dy policë u vranë në Itali në krye të detyrës. Ata janë vrarë nga dy djem që ishin shoqëruar në Komisariat pas një kontrolli rutinë dhe nuk ishin prangosur, sepse ishin akoma në cilësinë e të shoqëruarve, pasi dyshoheshin se mund të ishin autorët e grabitjes së një motori.
Dy policët e vrarë janë Pierluigi Rotta, 34 vjeç i forcave të policisë speciale dhe Matteo De Menego 30 vjeç punonjës i thjeshtë policie./Gazeta Liberale