Mbi ngjarjen ku i biri plagosi me thikë gruan dhe komshiun, ka folur e ëma e Elmas Kaliaj. Ajo tha se djali i saj vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk kishte pirë ilaçet prej disa kohësh.
Sipas saj, Elmasi nuk kishte pasur grindje me bashkëshorten e tij. “Është me probleme të shëndetit mendor, tani është shtruar. Nuk e mbajmë dot. Kishte disa kohë pa pirë ilaçet, mund të ketë një ose dy muaj. Nuk donte t’i pinte. Nuk kanë pasur grindje më parë”, tha ajo.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dyli Haxhire”. Në momentin që Kalia ka goditur me thikë gruan e tij Shkëqlime Kalia ka ndërhyrë komshiu Enver Sulaj, i cili ngeli gjithashtu i plagosur. Autori është arrestuar pas ngjarjes nga policia.