Life Style

Peticion për të mos lejuar Jeff Bezos të kthehet në Tokë

               Publikuar në : 12:38 - 19/06/21 liberale

Një peticion për të mos lejuar Jeff Bezos të hyjë në Tokë, pas udhëtimit të tij në hapësirë, ka mbledhur 15 mijë firma deri më tani.

Arsyeja e këtij peticioni ndaj një prej njerëzve më të pasur në botë, janë raportimet ndaj tij për keqtrajtim të punonjësve dhe shfrytëzim të tyre.

Jeff Bezos është në të vërtetë Lex Luthor, i kamufluar si pronari i një dyqani online tejet të suksesshëm. Gjithsesi, ai është një sundimtar i ligë i zotuar të pushtojë globin. Ne e kemi ditur këtë prej vitesh. Jeff ka punuar me Epstein dhe Kalorësit Templarë, si edhe Masonët e Lirë për të fituar pushtet  mbi botën. Ai gjithashtu përkrah ata që thonë se Toka nuk është e sheshtë sepse është e vetmja mënyrë që ta lënë të dalë nga Toka. Ndërkohë qeveria shikon dhe nuk bën asgjë. Kjo mund të jetë mundësia jonë e fundit para se ata të aktivizojnë mikroçipet 5G dhe të zbatojnë një pushtim masiv”, thuhet në peticion.

Ndonëse peticioni është i tejmbushur me teori konspirative, njerëzit vazhdojnë të jenë të mendimit se Bezos duhet të lihet në hapësirë.

Kjo ka pak, për të mos thënë aspak gjasa të ndodhë. Së pari, është e vështirë të ndalosh një raketë dhe as gishtat e 15 mijë njerëzve nuk i shtypin dot butonat e kuq. Së dyti, nuk do të jetë ky peticion ai që do ta bëjë miliarderin të gjejë një shtëpi në hapësirë, edhe pse duket më shumë si shprehja e një mospëlqimi të përgjithshëm ndaj tij.

Jeff Bezos do të fluturojë në hapësirë më 20 korrik së bashku me vëllain e tij.


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back