Aktualitet

Përfundon takimi i Ramës me naftëtarët, zbulohet shifra që do marrin

Shkruar nga Liberale
Përfundon takimi i Ramës me naftëtarët, zbulohet shifra

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me naftëtarët e Ballshit, ku është materializuar premtimi për pagesat e tyre për një periudhë 12 mujore.

Kryeministri tha për gazetarët se 870 naftëtarë dhe punonjës të rafinerisë, do të marrën 40 mijë lekë të vjetra neto në muaj.

“Është pritur me shumë pozitivitet nga ana e tyre. Në këtë kohë kaq të vështirë, nuk është e lehtë, por sidoqoftë ne jemi të bindur se kemi bërë gjënë e duhur, duke vendosur një pagë 40 mijë lekë neto për 12 muaj në mënyrë që këta njerëz të kenë sigurime të plota dhe garancinë e një page mjaft të arsyeshme duke marrë parasysh situatën e vështirë”, tha kryeministri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH