Aktualitet

Pas Berishës, shkon për të dëshmuar edhe Flamur Noka

Shkruar nga Liberale
Pas Berishës, shkon për të dëshmuar edhe Flamur Noka

Deputeti Flamur Noka mbërriti në Prokurorinë e Tiranës rreth orës 12:00 për të dëshmuar për protestën e dhunshme të datës 8 janar në selinë blu.

Noka u fut në ambientet e Prokurorisë kur prej andej nuk kishte dalë ende ish kryeministri Sali Berisha.

Lideri historik i PD-së është thirrur për t’u marrë në pyetje këtë të enjte për protestën që ai kishte thirrur më 8 janar e cila degjeneroi në dhunë e kaos.

Berisha po dëshmon prej orës 11:00, ndërkohë në orën 12:00 pritej nisja e marrjes në pyetje e Flamur Nokës.

Noka do të pyetet si personi që njoftoi Policinë se në 8 janar do të mbahej një protestë kombëtare në selinë e PD-së.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH