Baba Vanga është bërë një figurë kulti midis atyre që besojnë në teoritë e komplotit, pasi disa nga parashikimet e saj dolën të vërteta, duke renditur këtu dhe atë të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Edhe pse ajo vdiq në 1996, parashikimet e saj shkojnë deri në vitin 5079 dhe ajo çka mistikja ka rezervuar për këtë vit është shumë shqetësuese për Shtëpinë e Bardhë, Kremlinin dhe qytetarët e Europës.
“Presidenti i SHBA, Donald Trump do të vuajë nga një sëmundje vdekjeprurëse në vitin 2020 dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin do t’i mbijetojë një atentati. Ndërsa Europa do të përballet me një sulm kimik nga ekstremistët myslimanë”, janë parashikimet e saj për 2020.
Megjithatë, presidentët Trump dhe Putin mund të rrinë të qetë nga fakti se parashikimet e vitit të kaluar ishin shumë të ngjashme dhe asnjë fat i keq nuk i përndoqi ata gjatë 2019.
Baba Vanga, e cila vdiq në moshën 85 vjeç, në vitin 1996, njihej gjithashtu si ‘Nostradamusi i Ballkanit’.