Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka folur mbi sulmet e fundit të ndërmarra në Siri, teksa është shprehur se lufta e tyre nuk është kundër kurdëve, por kundër organizatave terroriste.
“Operacionet anti-terroriste që i zhvillojmë në veri të Irakut dhe Sirisë kurrë nuk shënjestrojnë integritetin territorial dhe të drejtat sovrane të këtyre vendeve. Lufta jonë nuk është kundër kurdëve, por kundër organizatave terroriste”, theksoi ai duke shtuar se nuk gjenden në Siri për ta ndarë atë, por për të mbrojtur të drejtat e të gjithëve që jetojnë atje.
Ai tha se Perëndimi PKK-në e përshkruan si organizatë terroriste, por fatkeqësisht nuk i pranojnë si organizatë terroriste degat e saj PYD-në dhe YPG-në.
“Problemet që i përjetojmë nuk janë fati i gjeografisë sonë, parandalimi i së keqes është në duart tona”, tha Erdoğan./Gazeta Liberale