Showbiz

Para se të vendosni të bëheni prindër bëjini këto pyetje partnerit

Shkruar nga Liberale
Para se të vendosni të bëheni prindër bëjini këto

Sjellja në jetë e një fëmije është hapi më i madh që mund të ndërmarrësh, pasi jo vetëm që e çon lidhjen në një nivel tjetër, por kërkon edhe përgjegjësi të shumta. Praktikisht, një fëmijë të ndryshon totalisht jetën.

Por, përpara këtij vendimi kaq të rëndësishëm, duhet të bësh një bisedë shumë serioze me partnerin/en dhe është mirë që të bësh këto pyetje, për ta kuptuar nëse jeni në të njëjtën linjë.

Pse do të kesh fëmijë në këtë moment të jetës?

Si do e menaxhojmë kohën për veten, për marrëdhënien dhe për fëmijën?

Cilat janë pikat e forta dhe të dobëta në lidhje me financat në këtë periudhë?

Si do të kursejmë për të paguar për çdo gjë për mirëqenien e fëmijës?

Do të marrim dado në raste specifike, apo do të kërkojmë ndihmën e miqve dhe të familjarëve?

Cilat janë rregullat që do të ndjekim me seriozitet për disiplinimin dhe edukimin e fëmijës?

Si do t’i ndajmë detyrat prindërore?

Cilat janë sugjerimet e tua për emrin?

Sa për qind do të përfshihen prindërit tanë në edukimin e tyre dhe si do të vendosim limitet me pritshmëritë e tyre?

Si do ta disiplinojmë dhe edukojmë saktësisht?

Si do ia dalim ta mbajmë të fortë dhe të qëndrueshme marrëdhënien tonë?

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH