Editorial

EDITORIAL nga Ervis Iljazaj: Dështimi i gjeneratës së re përballë binomit të vjetër Rama-Berisha

Shkruar nga Liberale

EDITORIAL nga Ervis Iljazaj: Dështimi i gjeneratës së re

Ervis Iljazaj

Erion Veliaj në dekadën e fundit ka qenë ndoshta njeriu më i rëndësishëm në Partinë Socialiste pas Edi Ramës. Partia Socialiste dhe ai vetë kanë investuar kaq shumë në figurën e tij politike, sa që të gjithë padyshim e konsideronin atë si pasardhës të Edi Ramës. Mirëpo ëndrra e Veliajt për të qenë Kryetar i Partisë Socialiste dhe Kryeministri i Shqipërisë mori fund ditën e sotme me arrrestimin e tij nga Sturktura e Posaçme Kundër Korrupsionin SPAK.

Fati i tij juridik ende është i paqartë sepse hetimet dhe procesi gjyqësor do ta tregojë nëse ai është i pafajshëm apo ajo. Dhe si të gjithë, ai ka prezumimin e pafajësisë deri në shkallën e fundit të drejtësisë. Ndërsa fati i tij politik tashmë duket i qartë. Erion Veliaj ndoshta nuk do të ketë më kurrë rastin për t’u bërë drejtues i Partisë Socialiste. Nuk dihet se ku gaboi Veliaj, por e vërtetë qëndron se në këto vite ai mbeti gjithmonë në pritje të largimit të Edi Ramës dhe më pas që t’i zinte vendin. Shpresoj gjithmonë që Edi Rama ta linte si trashëgimtarin e tij dhe në asnjë moment nuk e bëri luftën e tij politike për t’i zënë vendin atij. Shumë kohë, shumë gjatë Veliaj qëndroi nën hijen e pushtetit të Ramës duke mos e hedhur asnjëherë hapin drejt fitimit të postit të drejtuesit të Partisë Socialiste, ashtu sikurse Rama bëri kundër Fatos Nanos. Dhe pritja e gjatë për këtë hap politik, pra dilema midis ambicies për të qenë kryetar i PS dhe pafuqia politike për ta marrë atë parti, bëri që Veliaj ta humbiste përgjithmonë shansin dhe ëndrrën e tij për ta drejtuar atë parti.

Erion Veliaj është ndoshta rasti më unik në 34 vite tranzicion që kaloi shumë shpejt nga një ëndërr e madhe politike në një fund kaq tragjik politikisht.
Nga ana tjetër e njëjta histori ndodhi edhe midis Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Basha, edhe pse e drejtoi atë parti për 8 vite me radhë, nuk arriti asnjëherë që ta merrte partinë përballë Sali Berishës. Kur erdhi momenti i konfliktit, Lulzim Basha humbi pastër betejën politike me Berishën. Pikërisht sepse asnjëherë nuk mundi ta bënte atë betejë të plotë, të qartë dhe të pakontestueshme. Fakt është që politika shqiptare sot drejtohet nga binomi Berisha-Rama dhe gjenerata e re që u përpoq, apo kishte ambicie t’i zinte vendet e tyre dështoi dhe nuk ia doli dot.

Shqipëria sot ndodhet pothuajse në një gerontokraci. Një term që vjen nga greqishtja dhe që tregon një vend që udhëhiqet nga njerëz në një moshë të caktuar dhe të avancuar. Rinovomi i lidershipit të Partisë Sociliaste dhe të Partisë Demokratike nuk ndodhi dhe beteja politike e 11 majit do të zhvillohet me shumë gjasa midis Ramës dhe Berishës.

Rama dhe Berisha e fituan betejën e tyre politike dhe ja dolën për arsye të ndryshme që të mos kenë zëvëndësues apo njerëz që mund ti rrezikonin vendin e tyre në politikë. Fakt është se politika e vjetër shqiptare ka fituar mbi atë të renë. Për një arsye apo për një tjetër, me dashje apo padashje, Basha dhe Rama ia dolën që mos të lënë pasardhës apo që dikush tjetër t’i rrezikonte vendin. Prandaj, ajo që mund të thuhet politiksiht sot me arrrestimin e Erion Veliajt është padyshim fakti që gjenerat e re e politikanëve që u rritën brend PD-së dhe PS së dështuan përballë binomit të vjetër Rama-Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH