Aktualitet

"Një vajzë që kemi, e kemi të zënë", Rama batuta me kampionin e karatesë: Je dhëndri që çdo vjehërr do e donte

Shkruar nga Liberale
"Një vajzë që kemi, e kemi të zënë",

Në ceremoninë e nderimit të kampionit të karatesë Alvin Karaqi me "Yllin e Mirënjohjes Publike", kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat me sportistin, i cili përveç pasionit në sport, studion mjekësi në Zvicër.

Përveç takimeve zyrtare, Rama rrëtheu se pati kënaqësinë ta njihte Karaqin kur e kishte të ftuar në Podcast-in e tij, duke u shprehur se ai është "djali që çdo prind do donte të kishte dhe dhëndri që çdo vjehërr donte ta kishte". Më tej, kryeministri iu drejtua sportistit duke e vlerësuar me praninë e çdo zyrtari të lartë evropian.

"Unë kam pasur fat ta njoh në "Podcastin" tim. Dashuria e tij pasiononte për atdheun dhe të jetuarit me flamurin kuqezi, si një lëkurë të dytë, kjo e shënon Alvinin. Ai është djali që çdo prind do donte të kishte dhe dhëndri që çdo vjehërr donte ta kishte. Nuk jam këtu për t'u bërë vjehrri i atij, se një vajzë që kemi, e kemi të zënë. Më pëlqen si Alvini flet për prindërit dhe e di sesi e ëma e vuan çdo përplasje në tapet, se mos ndodh diçka. Kampioni më tregoi se fle rreth katër orë, i mbyll sytë duke menduar sesi t'i hapë sa më shpejt për të bërë detyrat e tij, mjekun dhe sportistin kampion. Jam me fat që për shkak të detyrës, jam këtu që t'i shpreh Alvinit dhe familjes së tij gjithë mirënjohjen dhe respektin, si dhe gatishmërinë për të ndihmuar sportistët tanë. Ata janë sot në kushte krejt të reja, falë edhe bashkëpunimit me KOKSH.

Prania jote këtu është po aq e rëndësishme sa ajo e një kryeministri apo zyrtari që na vjen nga jashtë. Je shëmbëlltyra e flamurit tonë kombëtar. Të uroj të jesh i rrethuar nga dashuria dhe respekti i të gjithëve", tha Edi Rama.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH