Një nga "makthet" më të mëdha të çdo pushuesi janë gjallesat detare, sidomos kandili i cili këto muaj po mbipopullon më shumë se kurrë bregdetin e Adriatikut. Por, e dini ç’duhet të bëni në rast se ju pickon kandili i detit?
Para së gjithash duhet të dini se kandilat e detit janë të përbërë nga disa qeliza të quajtura “cnidocytes”, të cilat në kontakt me lëkurën lëshojnë substanca që provokojnë djegie të forta dhe kruarje. Lëngu që lëshon kandili përbëhet nga tri proteina, secila me një efekt të ndryshëm: një është paralizuese, tjetra neurotoksike dhe e fundit djegëse.
Është mirë të mos pushtoheni nga paniku. Dilni menjëherë në breg dhe kontrolloni nëse ju ka mbetur i ngjitur në zonën e prekur, shpëlajeni me ujë deti, ose përgatisni vetë ndonjë solucion me ujë të kripur dhe evitoni çdo kontakt të mundshëm me rërën dhe mos u ekspozoni në diell. Shmangni mjekimet e bëra vetë, sidomos alkoolin, i cili mund ta rëndojë situatën.
Në disa raste mund të jetë i dobishëm përdorimi i xhelit astringent me klorur alumini, i cili funksionon duke tharë çdo flluskë dhe redukton djersitjen dhe pakëson kruajtjen. Së fundmi, nëse shfaqen komplikime të tilla si vështirësi në frymëmarrje, të përziera, të vjella, marramendje ose simptoma të tjera serioze, këshillohet që menjëherë të telefononi urgjencën për ndihmë mjekësore.