Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në Facebook, ka ftuar të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç të aplikojnë në portalin e-Albania për të rezervuar vaksinën ndaj COVID-19 dhe për ta kryer atë në dy ditët e hapura të vaksinimit.
“Aplikoni në e-Albania për t’u vaksinuar nëse jeni +18 vjeç, më 29-30 qershor, të cilat do të jenë ditët e hapura të vaksinimit masiv. Qendrat e vaksinimit që do të jenë të hapura nesër dhe pasnesër, nga ora 08:00-20:00 (Kliko këtu për më shumë informacion)“, shkruan Manastriliu.
Dy ditët e hapura të vaksinimit anti-COVID, bëhen me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe kufizimin e shpërthimeve epidemike.