Shkodra dhe Shqipëria humbën sot një emër të madh të artit dhe humorit. Ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare mjeshtri i madh i humorit, Zef Deda. Mes shumë artistëve shqiptarë kanë shprehur ngushëllimet familjes gjithashtu vlerësimin që kanë pasur për artistin. Në ndër ta ka qenë edhe Luizi, i cilia ka shkruar disa fjalë në Instastory:
Humbje e madhe jo vetëm për familjen e të dashurit të zemrës por për çdo shqiptar. Pata fatin që të njoha e u rrita me humorin tënd Zef. Ke lënë një pasuri të paçmuar dhe emri yt do të jetojë në të gjitha kohërat. Pusho i qetë atje lart!