Kryebashkiaku i kryeqytetit, Erion Veliaj, ka publikuar në rrjetet sociale ndarjen nga jeta të një prej drejtoreshave të shkollave të kryeqytetit, Dorina Kuka, si dhe anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Dorina Kuka është ndarë papritur nga jeta, pas një sëmundjeje të rëndë, lajm që për nga mosha e re e saj ka prekur dhe trishtuar jo vetëm ata që e njihnin.
“E hidhur ikja nga jeta e koleges sonë të mirë, Dorina Kuka - mësuese, nënë, aktiviste dhe anëtare shembull e Këshillit Bashkiak!”, tha Veliaj në mesazhin e ngushëllimit. “Kontributi i saj bujar për punët e mira të këtij qyteti, do të mbetet! Ngushëllimet më të ndjera familjes!”, shkroi kryebashkiaku i Tiranës, duke ndarë edhe foton me mësuesen që u nda para kohe nga jeta. /Liberale.al/