Kryesore

Mustafa: Deri në fund të javës biem dakord me Kurtin për marrëveshje

               Publikuar në : 13:51 - 22/01/20 liberale

Pas dekretimit nga presidenti Thaçi si kryeministër i Kosovës, Albin Kurtit i mbeten dy javë për formimin e qeverisë. Por deri tani nuk është arritur asnjë marrëveshje me Lidhjen Demokratike e Kosovës.

Ditën e martë, kreu i LDK-së, Isa Mustafa mblodhi kryesinë e kësaj partie ku i bëri thirrje LVV që të vazhdojnë përpjekjet për formimin e qeverisë së re brenda javës duke theksuar se oferta e tyre e fundit është zgjidhja më e mirë.

Pas mbledhjes, nëpërmjet një njoftimi u theksua se LDK-ja shpreh vullnetin për “një marrëveshje politike të balancuar” me lëvizjen Vetëvendosje që do të pasqyronte në tërësi rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Kryesia e LDK-së konsideron që marrëveshja e propozuar nga ekipi negociues i LDK-së e mbështetur në orientimin e Këshillit të Përgjithshëm e reflekton në tërësi rezultatin e zgjedhjeve, garanton përfaqësim dhe përgjegjësi të balancuar që janë të domosdoshme për funksionimin e institucioneve dhe për demokracinë në vend”, thuhet në deklaratën e kësaj partie, duke e ftuar lëvizjen Vetëvendosje që si parti e parë të veprojë shpejt dhe me vendosmëri për të arritur marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Kreu i LDK, Isa Mustafa tha se marrëveshja me Vetëvendosjen duhet të nxjerr në pah një qeveri në përputhje me besimin e qytetarëve.

Ne kemi dhënë një propozim që kemi vlerësuar se është propozim shumë i balancuar dhe këtë mendojmë se Vetëvendosja duhet të trajtojë me vëmendje të veçantë dhe mbesim të hapur që të ulemi, të bisedojmë mirëpo që ajo ulje të ketë përfundim sa më të shpejt, mundësisht deri në fund të kësaj jave në mënyrë që të bëjmë marrëveshjen ose të konstatojmë se nuk ka kushte që marrëveshja të bëhet, prandaj këtu mbetemi në këto pozita por gjithsesi me vullnet që të përfundojmë një marrëveshje që është në dobi të qytetarëve dhe e cila vlerëson peshën dhe politikat e saj”, tha zoti Mustafa./Gazeta Liberale

Tags: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back