Showbiz

Modelja shqiptare revoltohet me ata që ndezën qirinj dhe mbajtën zi në Prishtinë për viktimat në Serbi

Shkruar nga Liberale
Modelja shqiptare revoltohet me ata që ndezën qirinj dhe mbajtën

Nga krerët më të lartë shtetërorë e deri tek qytetarët e thjeshtë, në Kosovë pati mjaft solidarizim me të prekurit nga dy masakrat e njëpasnjëshme që kanë tronditur Serbinë në dy ditët e fundit.

Të mërkurën, një 13 vjeçar vrau 8 fëmijë, nxënës të shkollës ku ai mësonte dhe një rojë sigurie, ndërsa mbrëmjen e djeshme një 21 vjeçar në një fshat pranë Beogradit hapi zjarr pa dallim mbi njerëzit në rrugë, duke lënë po 8 të vdekur e disa të plagosur.

Pavarësisht se në të dyja rastet, viktimat ishin civilë të thjeshtë, krejtësisht të pafajshëm, modelja Arbenita Ismajli ka reaguar e revoltuar për sjelljen e qytetarëve në Kosovë.

Ajo ka ndarë në profilin e saj në Instagram një shkrim, që tregonte se në Prishtinë ishin ndezur qirinj për të përkujtuar të vrarët.

Teksa poston foto të vuajtjes së shqiptarëve të Kosovës nga Serbia gjatë luftës, Arbenita shkruan se sjellja e tyre është për të ardhur turp.

‘Marre, marre, marre ( turp). E keni kënaq popullin tonë, gratë shqiptare, edukimin e fëmijëve shqiptarë dhe kjo u ka ngelur”, shkruan ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH