Aktualitet

Meteoalb: Stuhia ‘Filomena’ ka goditur vendin tonë

Shkruar nga Liberale
Meteoalb: Stuhia ‘Filomena’ ka goditur vendin tonë

Shqipëria është prekur së fundmi nga një ulje e ndjeshme e temperaturave.

Mateoalb parashikon që fundjava të jetë gjithashtu me një mot të ftohtë. Mëngjeset këtë fundjave pritet të karakterizohen nga temperatura të ulëta.

“Shqipëria është prekur së fundmi nga një ulje e ndjeshme e temperaturave. Fundjava pritet që të jetë gjithashtu me mot të ftohtë. Mëngjeset këtë fundjave pritet të karakterizohen nga temperatura të ulëta”, thuhet në njoftimin e Meteoalb.

Në zonat malore temperaturat do të jenë deri -14 gradë celcius. Nga e mërkura pritet të ketë një përmirësim, kur edhe do të nisë një dimër normal e jo me temperaturat e tanishme të ftohta.

“Temperaturat në zonat malore pritet të jenë të ulëta, deri minus 14 gradë.Nga e mërkura pritet të ketë një përmirësim, kur edhe do të nisë një dimër normal e jo me temperaturat e tanishme të ftohta. Moti i ftohtë vjen si pasojë e stuhisë Filomena, që ka goditur vendin”, thuhet më tej në parashikimin e Meteoalb.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH