Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për mediat rreth takimit me presidentin Bajram Begaj dhe kreun e “Rithemelimit” Sali Berisha.
Meta tha se me Berishën folën për protestat dhe për zgjedhjet.
“Me zotin Berisha kemi folur edhe për zgjedhjet edhe për protestat, por edhe për protestat edhe për zgjedhjet. Kemi folur për fuqizimin e demokracisë. U çmalla me Isa Boletinin sepse është një pikturë e jashtëzakonshme që ia kam marrë zotit Ruçi, U gëzova që Isa Boletini është akoma në Presidencë. Më solli kujtime shumë të bukura dhe më frymëzoi”, tha Meta pasi doli nga presidenca.