Showbiz

Mediat italiane shkruajnë për Alketa Vejsiun, ja për çfarë u qortua

Shkruar nga Liberale
Mediat italiane shkruajnë për Alketa Vejsiun, ja për

Prezantimi i Alketa Vejsiut në Festivalin e Sanremo ishte kryefjala e mediave shqiptare dhe jo vetëm. Edhe mediat italiane nuk kanë lënë pa komentuar shfaqjen e moderatores shqiptare në skenën e madhe të Sanremos,

“Ishte eksplozive. Showgirl e lindur në Tiranë tregoi një njohje të shkëlqyer të gjuhës italiane, mori në dorë gjithë festivalin dhe i vodhi shfaqjen madje edhe prezantuesit Amadeus. Ajo foli për ëndrrat e bëra realitet duke treguar besim ekstrem në vetvete. Por duke e mbajtur linjën më shumë se ç’duhet,”- shkruan Il Messaggero.

Kjo i referohet incidentit që ndodhi mbrëmjen e së enjten në Sanremo. Pas prezantimit të këngëtares që garonte Elodie, Alketa dhe Amadeus dolën nga skena. Por kishin harruar që të mbyllnin mikrofonin nga ku u dëgjua: “4 minuta? Por kishim bërë një marrëveshje.”

Prezantuesja shqiptare u qortua për shkak se foli më shumë sesa minutazhi e lejonte, duke tejkaluar afatin e vendosur. Pas kësaj, Alketa doli sërish në linjë por jashtë skenës këtë herë disa minuta më vonë.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1122493,1122492,1122495,1122494,1122491"]

 

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH