Ish-banorja e Big Brother Vip, Antonela Berisha, e ftuar në "Zemër Luana" u pyet se cila është dhuarata më e shtrenjtë që ajo kishte bërë dhe cila ishte dhurata më e shtrenjtë që ajo kishte marrë ndonjëherë.
Antonela u shpreh se ajo vetë është dhurata më e shtrenjtë që i ka bërë dikujt.
Sa i përket dhuratës më të shtrenjtë që ka marrë, Antonela tha: “Një apartament 300 mijë euro”.
“Ku i gjeni këta moj?”, ia ktheu Olsi Bylyku.