Sport

Inter në lëvizje: Transferime në dalje për të siguruar Lookman, Asllani refuzon Betis, Taremi dhe Palacios drejt largimit

Shkruar nga Liberale.al

Inter në lëvizje: Transferime në dalje për të siguruar

Inter është duke punuar intensivisht në merkaton e verës për të siguruar transferimin e sulmuesit Ademola Lookman, një nga objektivat kryesorë të klubit. Por për të realizuar këtë goditje, zikaltërit duhet të grumbullojnë fonde përmes shitjeve të disa lojtarëve.

Deri tani, Inter ka arkëtuar rreth 27.5 milionë euro nga shitjet e Stankovic (9.5 mln te Club Brugge), Buchanan (9 mln te Villarreal), Agoume (4 mln nga Sevilla pas mbajtjes së 40% të kartonit) dhe Satriano (5 mln te Lens). Por drejtuesit kërkojnë edhe më shumë.

Një nga emrat që mund të sjellë përfitim është Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar që kërkon të qëndrojë në Serie A dhe të luajë në nivele të larta. Ai ka refuzuar një ofertë prej 15 milionë euro nga Real Betis, ndërsa nuk dëshiron të transferohet te Sassuolo. Asllani po pret një lëvizje nga Bologna ose Fiorentina. Ndërkohë, Inter nuk pranon huazim dhe kërkon shitje të përhershme për të.

Një tjetër lojtar që pritet të largohet është Mehdi Taremi. Sulmuesi iranian ka pranuar se nuk bën më pjesë në planet e klubit dhe nuk po pengon transferimin e tij. Megjithatë, dëshira e tij është të vazhdojë karrierën në Evropë, ndaj ka refuzuar ofertat nga klubet braziliane si Botafogo dhe së fundmi Flamengo.

Në dalje është edhe Axel Palacios, mbrojtësi i ri argjentinas që u transferua verën e kaluar dhe kaloi te Monza në janar. Pas vetëm tetë paraqitjesh, ai nuk ka arritur të përshtatet me futbollin italian dhe është pranë një huazimi te Basel, në Zvicër.

Inter vazhdon të lëvizë me vendosmëri në merkato, me objektivin e qartë: shitje të zgjuara për të siguruar emra të rinj që do forcojnë skuadrën për sezonin e ri.

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH