Motra Berisha, Antonela dhe Mariela kanë qenë në qendër të vëmendjes muajt e fundit për shkak të dhunës së rëndë ndaj Klea Prengës. Pas 2 muajve arrati, motrat janë dorëzuar në polici dhe Gjykata e Tiranë caktoi masën “arrest shtëpie” për Mariela Berishën, teksa motra e saj, Antonelës, i ishte caktuar masa “detyrim paraqitje”, e cila u la në fuqi.
Çështja mori vëmendjen e gjithë publikut, i cili u nda në dy pjesë duke mbajtur edhe përkrahur anën e secilës nga palët. Për shkak të sulmit fizik, Klea Prenga përfundoi me dëmtime të përhershme në fytyrë dhe nuk mund të riparohen me teknika mjekësore të zakonshme.
E duket se tashmë kjo situatë ka përfunduar dhe motrat Berisha i janë kthyer normalitet, ku ditën e sotme mamaja e tyre ka postuar në Instagram një foto të motrave, të cilat duket mjaft mirë dhe të lumtura.