Muzika mbetet një pikë e fortë në familjen e këngëtares së mirënjohur shqiptare Aurela Gaçe.
E bekuar nga dy vajza të mrekullueshme, Aurela Gaçe ka treguar vazhdimisht se ato kanë marrë prej saj përveçse një pjesë të karakterit, por edhe të talentit.
Përmes një video të shpërndarë në rrjetin e saj social, diva e muzikës shqiptare ka postuar një pjesë të shkurtër teksa vajza këndon në koncertin e shkollës ku mëson, “1 Maji” dhe zëri i saj është fantastik.
“Dashuria ime. Në 65 -vjetorin e shkollës @shkolla_1_maji , në koncertin e mbajtur nga vetê nxçnësit’, ka shkruar Aurela krahas videos.