Showbiz

Vesa trondit me deklaratën: Heidi ishte xheloze për mua dhe Romeon. Dronin "VeRo" e dërgova unë!

Shkruar nga Liberale

Vesa trondit me deklaratën: Heidi ishte xheloze për mua dhe Romeon.

E ftuar në "Se luan topi" Vesa ka folur për eksperincën e saj në "BBV" dhe marrëdhënien e saj me Romeon dhe Heidin.

Është folur për raportin tënd me Romeon, para dasmës i ke dërguar atij një dron. Nga HeRo ishte VeRo…

Vesa: E kam dërguar unë për shokun tim që më ka qëndruar afër nga fillimet. Kemi krijuar edhe këngë së bashku. Muzika na ka bashkuar. E kemi pasur atë afrimitetin, jo ashtu siç e mendojnë të tjerët, e dërgova si shok, për shoqëri dhe që e mbështes deri në finale për të shkuar. Ky është mesazhi i vetëm.

Mendon se u bë xheloze Heidi për ju të dy?

Vesa: Po, por nuk kam dashur të prek Heidin, as që dua të flas për të, sepse më nominoi. Nuk kam dashur të lidh dronin me të. Si një ish e dashur atëherë e Romeos ka mundur të xhelozojnë. Kanë diskutuar brenda shtëpisë. Ishte duke i bërë presion Heidit, thjesht doja t’i tregoja që jam me ty.

Vesa tregoi gjithashtu se është shumë e lumtur për çiftin, dhe se kur të bëjnë dasmën e vërtetë jashtë “do i këndojë te dasma e tyre”.

U duk një dasmë shumë e bukur dhe besoj kur të bëjnë dasmën e vërtetë, t’i këndoj. Prandaj them është nxituar Heidit.”

Vesa foli po ashtu edhe për nipërit e saj, të cilët tha se do donte që t’i kishte takuar brenda shtëpisë së BBV, por nuk mundi dot për shkak të ndërprerjes së garës.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH