Showbiz

Veprimi i papritur! Çfarë po ndodh mes Kaderit dhe Lumit?

Shkruar nga Liberale

Veprimi i papritur! Çfarë po ndodh mes Kaderit dhe Lumit?

Siç e dimë, çifti Lumbardh-Kader, nisën romancën e tyre në shtëpinë e “BBVK2”, teka të dy ishin konkurrentë të formatit.

Dhe pas mbarimit të tij, lidhja e dyshes vazhdoi për bukuri, mirëpo atëherë kur dukej se gjithçka po shkonte më së miri, e papritura ndodhi mes çiftit.

Çifti pësoi një krisje në marrëdhënie, duke fshirë kështu njëri-tjetrin nëpër rrjete sociale madje zhdukën dhe çdo fotografi që kishin me njëri-tjetrin në profilet e tyre.

Por papritur ka ardhur një lëvizje e re prej tyre. Kaderi dhe Lumi kanë shtuar sërish njëri – tjetrin në listën e ndjekësve në Instagram.

A është kjo një shenjë se do të ketë një rikthim mes çiftit? Mbetet për t’u parë…

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH