Aktori i njohur i humorit Julian Deda, e ka ndarë shpesh me ndjekësit e tij dhimbjen që i shkaktoi humbja e të atit, aktorit të mirënjohur Zef Deda.
Përmes postimeve në rrjetet sociale, por edhe të rrëfimeve gjatë kohës që ishte pjesë e BBV3, Juli ka shprehur edhe mungesën për të atin.
Aktori së fundmi ka postuar një video në Instagram, ku ka ndarë performancën e fundit publike të Zef Dedës.
“Vetëm Zoti e di sa më ka marrë malli për ty babush. Për mu je më i miri”– ka shkruar ai krahas videos.
View this post on Instagram