Luiz Ejlli përmes një postimi në ‘InstaStory’ ka shprehur ngushëllimet për Faton Harizin, i cili vra pak ditë më parë nga policia serbe, pas dyshimeve për vrasjen e një efektivi në Serbi.
Teksa u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve, fituesi i Big Brother Vip 2 e ka cilësuar si ‘hero’ të ndjerin Faton.
“Në radhë të parë dua t’i shpreh ngushëllime familjarëve të heroit duhet të themi tani të Faton Hajrizit, gjithashtu dhe miqve dhe dashamirëve të tij”, u shpreh Ejlli.
Faton Harizaj ka qenë në kërkim nga autoritetet serbe, pasi më 18 Korrik është raportuar se e ka vrarë një zyrtar policor serb dhe e ka plagosur një tjetër, gjatë një kontrolli rutin në Lloznicë të Serbisë.