Showbiz

U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon i prekur për rastin tragjik të gruas që tronditi opinionin publik

Shkruar nga Liberale

U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli

Fituesi i edicionit të BBVA-s, Luiz Ejlli ka reaguar i indinjuar për gruan e cila u mbyt në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj.

U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli

Përmes një postimi në ‘InstaStory’, Luizi i shprehu ngushëllimet familjes derisa u shpreh gjithashtu se ishte i tronditur nga kjo ngjarje.

“E gjithë Shqipëria e sidomos ne shkodranët jemi tronditur nga ngjarja e rëndë ku një nënë dhe 3 fëmijët e saj humbën jetën. Organet kompetente janë ato që do të zbardhin arsyet dhe motivet që e çuan atë grua deri në atë pikë sa t’i jepte fund jetës, duke marrë me vete edhe tre fëmijët e saj”, shkroi ai përmes një postimi.

“Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjarët e tyre”, deklaroi ai mes tjerash.

Rasti i vetëvrasjes së gruas ka tronditur mediet në Shqipëri.

Ajo dyshohet se ishte në gjendje të rënduar psikologjike pas dhunës së ushtruar nga bashkëshorti. Ajo mori vendimin të hidhet në lumin Buna, duke i marrë jetën dhe tre fëmijëve të mitur.

Sipas dosjes hetimore dhe dëshmive, ajo kishte zbuluar së fundi tradhtinë bashkëshortore, pasi 31-vjeçari kishte nisur një raport intim me një vajzë disa vite më të re.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH