Showbiz

TRAGJIKE! Aktorja 54-vjeçare gjendet e vdekur në vaskën e shtëpisë së saj

Shkruar nga Liberale

TRAGJIKE! Aktorja 54-vjeçare gjendet e vdekur në vaskën e

Aktorja e njohur japoneze, Miho Nakayama, është gjetur e vdekur në vaskën e shtëpisë së saj.

Sipas raportimeve, pasi 54-vjeçarja nuk u paraqit në punë të premten, një anëtar i ekipit të saj shkoi në shtëpinë e saj dhe e gjeti atë të papërgjegjshme.

Menjëherë njoftuan ambulancën, e cila konfirmoi vdekjen e saj në vendin e ngjarjes.

Mediat lokale shkruajnë se shkaku i vdekjes së saj po hetohet. Ndërkohë policia është shprehur se ajo ishte gjetur e ulur në banjë.

Ylli do të performonte në një shfaqje Krishtlindjesh në Osaka ditën e sotme, por nuk arriti të paraqitej në Stacionin Shinagawa, ku thuhet se do të takonte ekipin e saj rreth orës 9:00 të mëngjesit.

Emisioni u anulua para se të bëhej njoftimi për vdekjen e saj, me shkak të gjendjes së keqe shëndetësore.

“Jemi të habitur nga ndodhia e papritur e kësaj ngjarjeje”, thuhej në një deklaratë e publikuar nga agjencia e saj.

Nakayama la pas një djalë, të cilin e kishte me ish-bashkëshortin e saj muzikant, Hitonari Tsuji, dhe është nën kujdestarinë e tij.

Miho Nakayama u bë e njohur kur luajti në filmin “Love Letter”, në vitin 1995. Filmi në fjalë fitoi vlerësim ndërkombëtar dhe i dha asaj disa çmime për aktoren më të mirë.

TRAGJIKE! Aktorja 54-vjeçare gjendet e vdekur në vaskën e

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH