Stresi në punë mundet realisht t`ju vrasë, sipas studiuesve që gjetën një lidhje midis problemeve në vendin e punës dhe cregullimeve serioze me ritmin e zemrës. Dikush që punon në një punë me nivelt të lartë stresi dhe një shpërblim të ulët financiar e pa u vlerësuar sic duhet, mund të përballet me një rrezik deri në 90 në rritje për zhvillimin e problemit të njohur si fibrilacion atrial, sipas një studimi të botuar në Journal of the American Heart Association.
Studiuesit ekzaminuan të dhënat mjekësore të gati 6.000 personave që punojnë në zyra në Kanada. Ata treguan se vetëm stresi mjaft i lartë në vendin e punës ishte e lidhur me një rrezik 83 për qind më të lartë të zhvillimit të sëmundjes së zemrës. Mosshpërblimi për punën e palodhur nga ana tjetër, paga e ulët e nënvlerësimi shoqërohej me një rrezik 44 për qind më të madh.
I njohur gjithashtu si AFib ose AF, fibrilacioni atrial, është një gjendje serioze që shkakton ndërprerje të ritmit të rregullt të zemrës dhe, nëse nuk trajtohet, mund të çojë në dështim potencialisht vdekjeprurës të zemrës. Ai po kështu mund të shkaktojë edhe goditje në tru ose komplikime të tjera kardiovaskulare. Më shumë se 1.5 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar janë diagnostikuar me AF.
Por vlerësohet se ka të paktën 270,000 njerëz të tjerë në Mbretërinë e Bashkuar që mbeten të padiagnostikuar dhe të pavetëdijshëm. Në SHBA më shumë se 12 milionë njerëz parashikohet të kenë AF deri në vitin 2030.