Showbiz

“Është dhurata kryesore që…”/ Ish-konkurrenti i ‘Përputhen’ ZYRTARIZON më në fund lidhjen e tij, kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën

Shkruar nga Liberale

“Është dhurata kryesore që…”/ Ish-konkurrenti

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Bruno Shemsho, ka zbuluar se ka gjetur dashurinë. Këtë detaj të bukura nga jeta e tij, ai ka vendosur që t’a ndajë me ndjekësit në rrjetet sociale.

Me rastin e 30 vjetorit të lindjes, Bruno postoi në “Instagram” një fotografi ku shfaqej në krah me partneren e tij.

Shemsho ka treguar se nuk është beqar më, dhe po i shijon ditët në krahët e partneres së tij. Krahas fotos ai ka bashkangjitur disa fjalë ku shprehet:

“E thanë që 30 vjetori është i frikshëm, shumë gjëra ndryshojnë, që peshon tepër si numër 30 e famshme. Falënderoj atë, personin që e feston ditën time të lindjes me tepër se të sajën pasi unë si kam pas qef ndonjëherë. Vajzën që çdo frikë e zbuti me përkujdesje, për atë që çdo ndryshim e përqafon me buzëqeshje krah meje. Ky 30 vjetor vërtet me gjeti ndryshe, e kjo është dhurata kryesore që më solli ky vit”.

“Është dhurata kryesore që…”/ Ish-konkurrenti

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH