Showbiz

Roza Lati flet për tradhtinë e partnerit: Më dilte në ëndërr

Shkruar nga Liberale

Roza Lati flet për tradhtinë e partnerit: Më dilte në

Në një bisedë në Big Brother Vip Albania, Roza Lati ka rrëfyer se shkak i ndarjes nga partneri i saj i parë ishte tradhtia.

Roza tregon se atë periudhë e kaloi situatën duke punuar shumë me veten.

“Jam tradhtuar në lidhjen time të parë. Unë kam një forcë të madhe logjike që nuk ia imponoj trurit dhimbjen. E kam kaluar shumë shpejt. Kur unë jam ndarë nga dashuria ime e parë një arsye e fortë ka qenë lëvizshmëria e partnerit tim. Unë e njoha partnerin tim kur ai ishte në kulmin e punës së tij.” – filloi rrëfimin Roza.

Më tutje Roza vazhdon: “Unë isha e vogël, të vegjël ishim të dyja palët. Por në momentin që unë jam ndarë nga partneri jam ulur në një tavolinë me shoqet e mia të fakultetit, kisha afër një vajzë që nuk dua t’ja përmend emrin, që kishte një vit që ishte ndarë nga i dashuri dhe vazhdonte ta përgjonte, thoshte: Ai ishte këtu, mora vesh që kishte pirë kafe me këtë, me atë.”
Kam qenë 20 vjeçe dhe thashë unë u ndava dhe nga ky moment unë nuk e përmend më në tavolinë, nuk dua të më pyesni më në tavolinë dhe nuk dua të më raportoni fare se çfarë bën ai.

Nga ajo ditë unë nuk e përmenda njëherë, nuk pyeta për të njëherë. E vetmja gjë që nuk kam kontrolluar ishin ëndrrat, më dilte çdo natë në ëndërr.” – ishte rrëfimi i Rozës.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH