Showbiz

Reagon oborri mbretëror: Princ Leka është SULMUAR fizikisht me sende të forta nga ish-bashkëshortja dhe ish-vjehrri i tij!

Shkruar nga Liberale

Reagon oborri mbretëror: Princ Leka është SULMUAR fizikisht me

Ditën e sotme u bënë virale momentet e përplasjes mes princit Leka dhe ish-bashkëshortes së tij, Elia Zaharia. Pas publikimit të videos së xhiruar nga vetë Princ Leka, ka ardhur një reagim prej Oborrit Mbretëror ku është deklaruar se videot janë bërë publike prej policisë.

‘Përshëndetje, siç edhe jeni informuar, Princ Leka pasditen e 5 marsit ështe sulmuar fizikisht me sende të forta nga ish-bashkëshortja dhe ish-vjehrri i tij dhe videot e këtij momenti janë bërë publike në rrjetet sociale.Videot jane dorëzuar vetëm në komisariatin e policisë nga Princ Leka ll Zogu, si provë materiale për dhunën e ushtruar ndaj tij, por pavarësisht se janë konsideruar si nje sekret, këto materiale, së bashku me deklaratën, qarkulluan gjerësisht në rrjetet sociale dhe në media duke përcjellë imazhe të pakëndëshme dhe me përmbajtje dhune.

Oborri Mbretëror shpreh thellësisht zhgënjimin nga institucionet ligjzbatuese te të cilat dyshojmë se kanë cënuar të drejtën e anonimitetit, duke shpërndarë videot te të tretë .

Gjithashtu Oborri Mbretëror kërkon ndërhyrjen e policisë dhe institucioneve përkatëse për fshirjen e këtyre imazheve nga rrjetet sociale dhe nga mediat.

Ditën e sotme u bënë virale momentet e përplasjes mes princit Leka dhe ish-bashkëshortes së tij, Elia Zaharia. Pas publikimit të videos së xhiruar nga vetë Princ Leka, ka ardhur një reagim prej Oborrit Mbretëror ku është deklaruar se videot janë bërë publike prej policisë.’

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH