Showbiz

Përfitimet shëndetësore nga farat e kungullit

Shkruar nga Liberale
Përfitimet shëndetësore nga farat e kungullit

Farat e Kungullit janë të mbushura me shumë vlera ushqyese si vitamina dhe minerale.

Shtimi i farave të kungullit në menynë e ushqimit që konsumohet për çdo ditë, mund të ofrojë shumë përfitime shëndetësore.

Times Of Inda ka shkruar se farat e kungullit janë të mira për shëndetin e zemrës, pasi përmbajnë magnez, i cili ndihmon në rregullimin e ritmit të rrahjeve të zemrës dhe ndihmon shëndetin e saj në përgjithësi.

Konsumimi i rregullt i magnezit mund të ulë rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

Farat e kungullit luajnë rol në uljen e nivelit të yndyrave të pashëndetshme në gjak, gjë që ul po ashtu rrezikun nga dëmtimi i zemrës.

Farat e kungullit mund të ndikojnë për të mirë te shëndeti i prostatës, pasi janë të pasura me zink, mineral ky që është i nevojshëm për funksionim normal të saj.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH