Showbiz

Pas deklaratës së Donaldit për të, reagon i revoltuar Mario Deda: E këshilloj që...

Shkruar nga Liberale

Pas deklaratës së Donaldit për të, reagon i revoltuar Mario

Pas deklaratave të Donaldit në lidhje me Mario Dedën i cili u shpreh se ka qenë Bora Zemani ajo që e ka ndaluar të bëjë reagimet që ai i ka menduar kur ky i fudit  ka ngacmuar, ka reaguar ky i fundit.

Pas deklaratës së Donaldit për të, reagon i revoltuar Mario

Blendi Salaj: Ka thyer heshtjen Donaldi, ka dalë në televizor në “Fan Club” dhe të ka përmendur ty me emër.

Mario Deda: Po e pyetën, siç vazhdimisht na pyesin edhe e neve dhe ne i përgjigjemi. Komentojmë diçka që është ekspozuar në publik se përndryshe ç’arsye do kishim për të komentuar. Një këshillë ndoshta e pa kërkuar nga ana e Donaldit, do i thosha që kur i drejtohesh dikujt tjetër dhe e pyet pse? Sepse na pyesin. Unë flas për Romeon sepse është i ekspozuar në një program televizive. Atë që pretendoi ai nga ana ime që mos ta bëja, e bëri vetë dje dhe e ka bërë sa herë që i ka dalë rasti. Sqarimet i kam bërë në një story të lezetshëm për publikun për punën e lakimit të emrit të Donaldit brenda shtëpisë, ashtu siç ka vendosur Romeo Julin para një pozite imituese me një ish-lojtar të Big Brother të vitit të kaluar, ashtu e vendosi dhe Juli Romeon me një ish-lojtar të para dy viteve.

Nuk ka ndonjë gjë të keqe sepse nuk tha që Donaldi është i keq, thjesht i tha që e ke imituar, siç i tha vëllai i Donaldit, Romeo që ke imituar dikë, ashtu i tha ky tjetri. As Donaldi asnjë tjetër nuk do më zërë në faj sikur e kam nisur unë një gjë. Sa herë që të më drejtohen mua, duhet të pyesin se çfarë kanë bërë ata që unë i drejtohem atyre.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH