Princ Leka dhe fotografja Blerta Celibashi janë kthyer kryefjalë në medien rozë, pas ndarjes së Princit nga Elia Zaharia.
Pavarësisht lajmeve të shumta që qarkullojnë nëpër portale, si Princi dhe fotografja nuk kanë reaguar dhe as nuk i kanë mohuar zërat për romancën e përfolur.
Së fundmi sipas Hashtag.al dyshja janë parë së bashku në aeroportin e Romës, duke u vënë kapak njëherë e mirë thashethemeve për lidhjen e tyre.