Reperja e famshme, Cardi B, i është kundërpërgjigjur komenteve të Elon Musk, i cili e quajti atë një “kukull” pas tubimit të Kamala Harris në Milwaukee.
32-vjeçarja, e njohur për ndjeshmërinë e saj sociale dhe mbështetjen për politikat progresive, shkoi në “Twitter” për t’iu përgjigjur themeluesit të Tesla.
“Unë nuk jam një kukull, Elon”, shkroi Cardi B, duke shtuar: “Unë jam vajza e dy prindërve emigrantë që punuan shumë për të më rritur”.
Reperja shpjegoi se si u rrit në varfëri dhe argumentoi se realiteti i amerikanëve që luftojnë për të mbijetuar është diçka që Musk nuk mund ta kuptojë.
Gjithçka nisi kur Musk postoi videon e fjalimit të Cardi B, ku reperja dukej nervoze për shkak të një problemi që kishte në teleprompter.
Në postimin e tij ai ka komentuar: “Një tjetër kukull që nuk flet pa u ushqyer me fjalët”.