Showbiz

Nga emri, gjinia deri tek muaji i lindjes së bebit, Sara Gjordeni shuan kuriozitetin e ndjekësve

Shkruar nga Liberale

Nga emri, gjinia deri tek muaji i lindjes së bebit, Sara Gjordeni shuan

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Sara Gjordeni së fundmi ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku iu ka përgjigjur disa pyetjeve të fansave.

Ish-Missi dhe këngëtari do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë, ndaj pyetjet  e ndjekësve ishin foshnjën e tyre.

“Kur ke për të lindur?”- ishte një ndër pyetjet që iu drejtua Sarës, e cila tregoi se bebi i saj do të vijë në jetë në muajin dhjetor.

“Mes dhjetorit. Po presim një shigjetar të çmendur”, tregoi ajo.

Një tjetër fans e pyeti Sara Gjordenin nëse do t’i vendosin një emër të fesë myslimane apo asaj të krishterë, ajo injoroi duke u shprehur: “Seriozisht e keni”.

“A i keni marrë rezultatet e testit për gjininë e bebushit? Nëse po kur kemi gender reveal”?- ishte një tjetër pyetje që iu drejtua dhe ndërsa Sara iu përgjigj: “Jo ende, por do e ndajmë me ju nëpërmjet një videoje patjetër.”

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH