Showbiz

"Nëse unë të prek, t’i ngre..."/ Luana Vjollca shkakton REAGIME të forta në rrjet me deklaratën e saj

Shkruar nga Liberale

"Nëse unë të prek, t’i ngre..."/ Luana Vjollca

Moderatorja e njohur Luana Vjollca ka qenë një nga figurat më të komentuara gjatë këtij edicioni të ‘Ferma VIP’, duke tërhequr vëmendje jo vetëm me paraqitjen e saj, por edhe me deklaratat që shpesh bëhen virale.

Mbrëmjen e kaluar, gjatë spektaklit, Luana bëri një deklaratë që ka bërë xhiron e rrjetit dhe ka ndezur reagime të shumta nga ndjekësit.

“Unë nuk jam si flladi, unë jam si erërat e forta. Nëse unë të prek, t’i ngre qimet përpjetë”, u shpreh ajo me një vetëbesim të theksuar, duke lënë të kuptohet se e vlerëson veten dhe ndikimin që ka.

Kjo deklaratë është komentuar gjerësisht në rrjete sociale, ku ndjekësit kanë shpërndarë fjalët e saj si një mesazh të guximshëm.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH