Xhensila Myrtezaj po bëhet gati për publikimin e projektit të saj më të ri muzikor.
Ka qenë vetë këngëtarja e cila përmes një postimi në Instagram, ka publikuar edhe një fragment të këngës.
“A ca po vjen, ca po vjen”, shkroi këngëtarja në postimin e saj në ‘InstaStory’.
Por ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte teksti i këngës së saj të re që dukej mjaft pikant.
“Ti mos më kërko, të të them lamtumirë, e di o shpirt që të kam mërzit, e di shumë mirë”, është një pjesë nga teksti i këngës që do të sjellë Xhensila këtë verë për publikun.