Moderatorja Erjola Doçi intervistoi Jul Dedën në emisionin më të ri që startoi në Top Channel, Top Arena, mes shumë pyetjesh për jetën personale, nuk kurseu pyetjet as për Big Brother. Juli doli në vendin e dytë pas Egla Cenos që rrëmbeu fitoren. Gjatë intervistës, ndërkaq, Juli u ngacmua nga Meri Shehu, e cila i kërkoi atij një puthje.
“E dua një puthje”-ishte kërkesa e Merit.
“Unë të puth, por kam frik se të bëhet ves”-ishte përgjigja e Julit.
“Unë se kap primen as me puthje as me viktimizim”-shtoi Juli me nota ironie.
Mes shumë pyetjesh për jetën personale, Erjola nuk i kurseu pyetjet as për Big Brotherin dhe ish banorët.
“Ato që nuk e meritojnë fitoren e bëjnë pis, a thua të jetë rasti i Egla Cenos”-ishte pyetja e moderatores.
“Në rastin e Eglës, e ka bërë pis”-u shpreh Juli.
Po ashtu, Juli u pyet edhe për thashethemet se ka lidhje familjare me Heidin, dhe ai i hodhi poshtë këto zëra.
“Një zog pushëverdhë më tha se ti dhe Heidi Baci jeni kushërinj, jeni apo jo?”
“I kemi nënat femra. Asnjë lidhje farefisnore, e përgënjeshtroj komplet.”-tha Juli.