Mbreti Charles III monarku i Britanisë së madhe në gjendje kritike shëndetësore. Mbajtësi i fronit u shtrua në një spital në Londër mëngjesin e sotëm.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ai do i nënshtrohet një operacioni të prostatës së zmadhuar. Mbreti 75-vjeçar do të trajtohet në Klinikën e Londrës, ku Princesha e Uellsit po shërohet pas një operacioni në bark.
“Mbreti u shtrua sot në mëngjes në një spital në Londër për trajtim të planifikuar. Madhështia e tij dëshiron të falënderojë të gjithë ata që kanë dërguar urimet e tyre gjatë javës së kaluar dhe është i kënaqur të mësojë se diagnoza e tij ka një ndikim pozitiv në ndërgjegjësimin e shëndetit publik”, tha në një deklaratë Pallati.
Mediat e huaja shprehen se do të qëndrojë i shtruar për dy netë, por kjo nuk është konfirmuar akoma në mënyrë zyrtare nga pallati mbretëror.
Mbretëresha Camilla u shpreh përpara operacionit duke treguar se Charles është mirë dhe mezi pret të kthehet në punë.