Showbiz

Leonardo DiCaprio kapet mat me stilisten 52-vjeçare me famë botërore

Shkruar nga Liberale

Leonardo DiCaprio kapet mat me stilisten 52-vjeçare me famë

Aktori i njohur i Hollywoodit, Leonardo DiCaprio është parë së fundmi në një drekë me stilisten 52-vjeçare Stella McCartney në Los Angeles.

Takimi i tyre vjen pasi pretendimet se DiCaprio u fejua me të dashurën Vittoria Ceretti u mohuan së fundmi, shkruan PageSix.

Sipas fotove, ylli i Titanic, 49 vjeç, mbërriti në hotelin Beverly Hills të hënën, derisa stilistja 52 vjeçe ishte ulur në anën e pasagjerit të makinës së tij.

Leonardo DiCaprio kapet mat me stilisten 52-vjeçare me famë

DiCaprio ishte veshur thjesht, me një këmishë të bardhë polo, xhinse gri dhe atlete bardh e zi. Ai gjithashtu kishte një maskë dhe kapelën e tij të zezë të bejsbollit.

Një burim tha për PageSix se aktori dhe McCartney takohen zakonisht “për projekte të qëndrueshme”.

Ende nuk dihet gjë për daljen dhe relacionin e tyre.

Dalja e tyre, vjen një javë pasi thashethemet për fejesën e tij me Vittoria Cerettin, 25-vjeçare u hodhën poshtë, ndonëse ajo kishte një unazë në gisht. 

Leonardo DiCaprio kapet mat me stilisten 52-vjeçare me famë

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH