Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Maya Aliçkaj ka marrë urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës, pasi ka denoncuar bashkëshortin e saj për ushtrim dhune.
Maya e cila në dokumente rezulton me emrin Fatbardha Ulbirch, ka kërkuar të pajiset me urdhër mbrojtje, pasi pretendon se bashkëshorti me emrin Arben Ulbirch, ka ushtruar dhunë ndaj saj.
Gjykata ka vendosur me datë 19 mars 2024 që Arben Ulbrich të mos i afrohet Mayës, në një perimetër prej 200 metrash.
Kohët e fundit këngëtaren e dashur për publikun shqiptar dhe jo vetëm, nuk e kemi parë me ndonjë projekt të ri muzikor, por shpesh herë kemi parë se dyshja kanë treguar dashurinë e madhe dhe marrëdhënien e shkëlqyer që kishin prej vitesh.
Madje është përfolur se çifti zotëron një pasuri të majme, duke përfshirë këtu edhe dy vila në Rolling Hills. Të jetë pasuria shkaku i konflikteve mes çiftit? Gjithsesi kjo mbetet për t'u parë ditëve në vijim.