Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa ka rrëfyer detaje nga njohja me ish-basketbollistin, Gent Lasku, lidhje që u bë publike pasi çifti u fotografuan të përqafuar së bashku në klub.
"Jemi njohur diku që ishim vetëm ne të dy dhe s’kishte asnjeri tjetër”, u shpreh artistja, teksa tregoi se u takuan në klubin e një miku të përbashkët.
Ende Tarifa se ishte paradite kur ndodhi njohja e tyre, duke shtuar se “nuk ishte natë që le të themi që njeriu e liron pak veten”.
Gjithashtu, në intervistë për “Rudina”, këngëtarja komentoi edhe deklaratën e partnerit të tij, i cili u shpreh se “kemi vuajtur shumë”.
“Kemi pak a shumë histori të ngjashme në disa pika të historisë sonë kronologjike që i kemi të përbashkëta, i kemi shumë të ngjashme. Njeriu sado që të duket i lumtur, i gëzuar dhe i arrirë në jetë, patjetër ka kaluar nëpërmjet vështirësive të veta në këtë kuptim dhe në këtë sens… të gjithë ne”, tregoi ajo.
Pjesë nga intervista:
Eneda Tarifa: Jemi njohur diku që ishim vetëm ne të dy dhe s’kishte asnjeri tjetër. Dikush iu drejtua tjetrit…
Ku ishit, në një festë?
Eneda Tarifa: Jo, në një vend të mbyllur.
Ashensor?
Eneda Tarifa: Jo. (qesh). Okej, ishim në klub-in e një shoku tonë të përbashkët.
S’kishte njerëz të tjerë?
Eneda Tarifa: Jo, ishte paradite nuk ishte natë që le të themi që njeriu e liron pak veten, kështu që ishte tepër koshient çdo proces i njohjes.
Kishit filluar t’i flisnit njëri-tjetrit, u prezantuat gradualisht…
Eneda Tarifa: Dhe kaq pastaj, mbaron muhabeti.